Besnik Tahiri: Bllokimi i Kuvendit është cenim

0%

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me situatën në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Tahirie ka cilësuar bllokimin e punës së tij si cenim të të drejtave të qytetarëve, gjithashtu ka deklaruar se nuk do të lejojnë që, siç u shpreh ai, të dëmtohet e drejta e qytetarëve për të votuar në Kuvend. “Bllokimi i Kuvendit është cenim.

Ne nuk do të lejojmë në asnjë moment që të dëmtohet e drejta e qytetarëve për të votuar në Kuvend” . Tutje deputeti ka thënë se çdo justifikim për bllokimin e punës së Kuvendit, sipas tij, përbën tentim për të penguar votën e qytetarëve. “Çfarëdo justifikimi është tentim për të bllokuar votën e qytetarëve” , është shprehur tutje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com