Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se qarkullimi në akset rrugore shtetërore po zhvillohet normalisht dhe në kushte të rrugëve të thata. Sipas njoftimit, fluksi i automjeteve në rrugët jashtë mjediseve urbane paraqitet me intensitet mesatar.
Në pikat kufitare Bogorodicë dhe Dojran është regjistruar rritje e frekuencës së automjeteve që hyjnë në vend, ndërsa koha e pritjes arrin afërsisht 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, sipas LAMM-it, nuk evidentohet pritje më e gjatë për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM u bën thirrje shoferëve të përshtatin shpejtësinë, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të drejtojnë automjetet me kujdes të shtuar, sidomos në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston rreziku për rrëshqitje dheu. Kjo rekomandohet në veçanti për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.
