Pjesëtarët e njësitit policor të trafikut e kanë ndalur të mërkurën, më , shoferin 31-vjeçar me inicialet S.I. në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt. Pas identifikimit e kanë shoqëruar në Stacionin Policor të Ferizajt për shkak se ndaj tij kishte urdhër arresti nga gjykata për prodhim dhe përpunim të paautorizuar të narkotikëve.
“Gjatë verifikimit të shoferit të automjetit, është konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge apo veglave, pajisjeve ose materialeve narkotike’, për të cilën ishte dënuar me 3 vite burgim”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Policisë Rajonale të Ferizajt.
Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se pas përfundimit të procedurave ligjore, në përputhje me urdhëresën e gjykatës, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.
