Leknesund tregon muskujt në etapën e shtatë

0%

Andreas Leknessund ka fituar etapën e shtatë të Vueltës së Spanjës 2026, duke i dhënë skuadrës Uno-X një tjetër sukses të rëndësishëm sezonal.

Çiklisti norvegjez triumfoi i vetëm në Valdelinares, pas një arratisjeje spektakolare prej rreth 150 kilometrash.Leknessund ishte pjesë e shkëputjes që në kilometrat e parë, ku u bashkua me Ëout van Aert dhe disa prej çiklistëve të tjerë të rëndësishëm.

Në një etapë të karakterizuar nga terreni i vështirë malor, grupi i shkëputur arriti të krijojë një avantazh të konsiderueshëm ndaj pelotonit. Van Aert ishte një nga protagonistët kryesorë në pjesën e parë të garës, duke dhënë ritëm të lartë dhe duke neutralizuar disa tentativa sulmi. Vendimi përfundimtar u mor në ngjitjen e Valdelinares, 9,8 kilometra me pjerrësi mesatare 5,9 %.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Leknessund sulmoi në momentin e duhur dhe arriti të shkëputej nga Van Aert dhe Eddie Dunbar. Pas tij, shoku i skuadrës Tobias Halland Johannessen luajti një rol të rëndësishëm, duke penguar sulmet e ndjekësve dhe duke i dhënë Leknessund mundësinë të ruante avantazhin.

Ndërkohë, skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE), pas dominimit të ditëve të para, zgjodhi të mos kontrollonte plotësisht garën. Tadej Pogaçar kishte fituar tri etapa dhe kishte marrë fanellën e kuqe, por këtë herë skuadra e tij preferoi të ruante energjitë për sfidat e ardhshme.

Në kilometrat e fundit, Pogaçar megjithatë provoi të rrisë ritmin dhe të testojë rivalët e tij, mes tyre Richard Carapaz dhe Primozh Rogliç. Felix Gall përfitoi nga momenti për të fituar disa sekonda ndaj Enric Mas. Por protagonisti i ditës ishte padyshim Leknessund. Norvegjezi nuk u lëkund në momentet vendimtare dhe e përfundoi me sukses arratisjen e gjatë.

Fitorja në Valdelinares është një sukses historik për skuadrën Uno-X, e cila këtë sezon ka arritur të fitojë në të tria garat e mëdha, në Xhiron e Italisë, në Turin e Francës dhe tashmë në Vueltën e Spanjës. Për Leknessund, ky është një triumf i rëndësishëm në karrierë dhe një sinjal i fortë për vazhdimin e garës spanjolle.

Etapa e shtatë tregoi gjithashtu se gara për fitoren finale mund të mbetet e hapur, ndërsa sfidat e mëdha malore që presin pritet të ndryshojnë edhe më shumë klasifikimin e përgjithshëm.

Burimi: Bota Sot