Sportistët kuqezinj eliminohen që në start

0%

Në Taranto të Italisë vijojnë garat e Lojërave Mesdhetare, ku Shqipëria po përfaqësohet me sportistët e radhës. Për ngjyrat kuqezi kanë garuar sportistët e qitjes dhe xhudos, por rezultatet e tyre kanë qenë të vakta. Në sportin e xhudos, në peshën deri 81kg, sportisti kuqezi Indrit Cullhaj u mund nga turku Vedat Albayrak, pas një penaliteti që mori nga gjyqtari.

Për pasojë, ai u eliminua që në starin e këtij turneu. Edhe sportistja Erisa Brahimaj, që gaori në peshën deri 57kg, u eliminua që në start. Ajo u mund nga Amina Berrahoual e Algjerisë, duke i dhënë lamtumirë shumë shpejt turneut mesdhetar. Në sportin e qitjes, në disiplinën 10 metra pistoletë në ajër, qitësi kuqezi Henri Rrufa u rendit në vendin e 17-të mes 20 konkurrentëve.

Ai grumbulloi 544 pikë, duke mos u kualifikuar për në finale. Ndërsa në disiplinën 10 metra pushkë në ajër, qitësja e Shqipërisë, Ejsi Ahmeti, grumbulloi 592.9 pikë, duke u klasifikuar në vendin e 25-të mes 27 pjesëmarrëseve, duke u eliminuar nga gara. Po në këtë disiplinë, pra 10 metra pushkë në ajër për meshkuj, qitësi kuqezi Dejsi Gjeci nuk mori pjesë në garë

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot