Një qytetar ka raportuar në Polici se kishte marrë hua 18 mijë e 50 euro nga një person, me marrëveshjen që brenda një muaji t’i kthente edhe 3 mijë euro më shumë. Rasti është raportuar më në rrugën “C” në Prishtinë. Sipas ankuesit, si garanci për borxhin ai kishte lënë veturën e tij.
Ai ka deklaruar se i dyshuari nuk i ishte lajmëruar me kohë, ndërsa më pas, sipas tij, kishte kërkuar 30 mijë euro në total për kthimin e veturës dhe heqjen e borxhit. Rasti është duke u hetuar nga policia për fajde.
