Kamenica do të përfitojë 500 mijë euro nga Qeveria e Kosovës përmes Projektit të Banimit Social Adekuat. Sipas njoftimit të Ministres në detyrë Fitore Pacolli, me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit për realizimin e këtij projekti. Investimi do të përfshijë 30 njësi dhe shtëpi përfituese.
Prej tyre, 20 njësi ekzistuese të banimit social do të renovohen, ndërsa do të mbështeten edhe shtatë shtëpi private për renovim dhe tri për rindërtim. Sipas ministres Pacolli, investimi synon përmirësimin e kushteve të banimit dhe mbështetjen e familjeve në nevojë.
