Varësia e të rinjve nga rrjetet sociale, Meta ofron marrëveshje

0%

Meta pranon të bëjë ndryshime të rëndësishme në Instagram dhe Facebook për sigurinë e fëmijëve në rrjetet sociale, nëse marrëveshja miratohet dhe i jep fund një prej proceseve gjyqësore më të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara.

Nëse gjykata aprovon marrëveshjen, kompania duhet të paguajë deri në 17 miliardë dollarë si dëmshpërblim, shumë që do të ndahet mes shteteve amerikane gjatë 10 viteve. Marrëveshja parashikon masa të reja për të mbrojtur varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale.

Ato përfshijnë kufizime ditore të përdorimit, bllokimin e aplikacioneve gjatë orëve të natës, ndalimin e njoftimeve gjatë orarit të shkollës dhe kufizime për filtrat e kirurgjisë estetike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kalifornia dhe 28 shtete të tjera e akuzuan Metën se kishte projektuar platformat e saj në mënyrë që të krijonte varësi tek të rinjtë, duke rritur rrezikun për probleme të shëndetit mendor, përfshirë ankthin, depresionin dhe vetëvrasjen.

Akuzat u paraqitën të martën në nisje të një gjyqi federal në SHBA, në të cilin koalicioni kërkoi që Meta të paguajë deri në 200 miliardë dollarë dëmshpërblime. Autoritetet pretenduan gjithashtu se kompania kishte mbledhur të dhëna për fëmijë nën 13 vjeç pa lejen e prindërve. Meta i mohoi akuzat dhe, si pjesë e marrëveshjes, nuk pranon përgjegjësi për shkeljet e pretenduara.

Ndërkohë, Meta u ka bërë thirrje edhe TikTok, Snap dhe YouTube që të zbatojnë të njëjtin model, duke argumentuar se adoleshentët përdorin njëkohësisht disa platforma. Marrëveshja vjen në një kohë kur kompanitë e mëdha të teknologjisë përballen me mijëra padi të tjera në Shtetet e Bashkuara për ndikimin e rrjeteve sociale tek të miturit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com