Araghchi lë hapur derën për diplomaci me SHBA-në: S’është e pamundur

0%

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka lënë të hapur mundësinë për rikthimin e diplomacisë me Shtetet e Bashkuara, në një kohë kur konflikti mes dy vendeve mbetet i bllokuar. Në një postim në X të premten, Araghchi tha se rikthimi i dialogut diplomatik është i mundur, por theksoi se kjo varet nga ndryshimi i qasjes së Uashingtonit.

“Rivendosja e diplomacisë në rrugën e duhur nuk është e pamundur”. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara duhet të kuptojnë se presioni nuk është mënyra për të arritur një marrëveshje. “SHBA-të duhet të ndërtojnë besim, të flasin me respekt, të pranojnë të drejtat tona dhe të mbajnë angazhimet”, shtoi ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com