Trajneri i Trabzonspor jep dorëheqjen, klubi nuk e pranon

0%

Trabzonspor është përballur me një situatë të pakëndshme pas humbjes ndaj Ferencvaros dhe eliminimit në “play off” të Europa League. Pas ndeshjes, trajneri Fatih Tekke deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Megjithatë, drejtuesit e Trabzonspor kanë vendosur të mos e pranojnë dorëheqjen e teknikut. Klubi ka konfirmuar se Fatih Tekke do të vazhdojë të qëndrojë në detyrën e tij.

Trajneri pritet të drejtojë skuadrën edhe në ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Amedspor. Situata vjen vetëm pak javë pasi Salah iu bashkua Trabzonspor për të qenë pjesë e projektit të ri të klubit turk. Eliminimi nga Europa League ka sjellë pasoja të menjëhershme në ambientin e skuadrës, por klubi ka zgjedhur të vazhdojë me Fatih Tekke në pankinë.

Burimi: Bota Sot