Superiorja luan javën e dytë

0%

Vllaznia dhe Elbasani do të kërkojnë fitoren e parë në këtë kampionat, pasi debutuan me barazime përkatësisht përballë Skënderbeut dhe Laçit. Trajneri i shkodranëve, Edi Martini, thotë se i kanë analizuar mirë gabimet e bëra kundër korçarëve, pavarësisht se e di vështirësinë në transfertë.

Pas barazimit me Teutën, trajneri i Partizanit, Florin Bratu, është i bindur që të tijtë duhet të shijojnë suksesin e parë në këtë sezon përballë Laçit. “E respektojmë Laçin, por ne duam 3 pikët. Duhet të luftojmë në fushën e lojës për këtë rezultat. Ndaj Teutës treguam karakter, por është e rëndësishme që të marrim fitoret.

Jam i lumtur për këtë aventurë, por nga java në javë do të shihni Partizanin tim.” Partizani-Laçi dhe Elbasani-Vllaznia do të luhen të shtunën në . Java e Superiores do të vijojë të dielën me Teuta-Tirana dhe të hënën do të zhvillohen dy sfidat e fundit, Vora-Egnatia dhe Skënderbeu-Dinamo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot