Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, po largohet nga Kosova pas më shumë se tre vitesh, ndërsa në mesazhin e saj të fundit u ka bërë thirrje autoriteteve dhe aktorëve politikë që të angazhohen me BE-në në mënyrë konstruktive, bashkëpunuese dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se Palatova po e përmbyll angazhimin e saj në Kosovë, në një periudhë gjatë së cilës marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së kanë hyrë në një kapitull të ri.
“Ndërsa ushtruesja e detyrës së Shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, largohet pas më shumë se tre vitesh të përmbushura në Kosovë, gjatë të cilave marrëdhëniet 🇪🇺-🇽🇰 hynë në një kapitull të ri, apeli i saj i fundit për autoritetet dhe aktorët politikë të Kosovës është që të angazhohen me BE-në në mënyrë konstruktive, bashkëpunuese dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.
BE-ja është këtu për ta mbështetur Kosovën!”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
