5-vjeçari bie nga ballkoni i banesës në Shqipëri, pëson dëmtime në

0%

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Libohovë, ku një 5-vjeçar ka rënë nga ballkoni i një banese njëkatëshe. Sipas informacioneve paraprake, i mituri është dërguar fillimisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të dëmtimeve të pësuara, 5-vjeçari pritet të transportohet drejt Tiranës për vlerësim dhe trajtim më të specializuar. Nga rënia, i mituri ka pësuar dëmtime në kokë, por fatmirësisht raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com