Prokuroria heq dorë nga një akuzë ndaj Sveçlës, kërkon dënimin e tij

0%

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, më , ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj tash ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me hedhjen e bombolave me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018.

Sveçla, me aktakuzën e ngritur më , akuzohej për veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Në këtë fazë të shqyrtimit gjyqësor ishte paraparë të dëgjohej i pandehuri Sveçla.

Mirëpo, në fillim të seancës, mbrojtësi i tij, avokati Laur Prenaj, njoftoi gjyqtarin Sabit Sadikaj se, pas konsultimeve të mjaftueshme me të mbrojturin e tij, Sveçla kishte hequr dorë nga e drejta për t’u deklaruar. Prenaj tha se mbrojtja dhe i pandehuri do t’i paraqisnin pretendimet e tyre në fjalët përfundimtare. Ai propozoi që ato të jepeshin në të njëjtën seancë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjykata e pranoi propozimin dhe vazhdoi me paraqitjen e fjalëve përfundimtare. Prokurori Avni Namani, gjatë fjalës së tij përfundimtare, ndryshoi një pjesë të dispozitivit të aktakuzës. Ai njoftoi se Prokuroria po hiqte dorë nga ndjekja penale për veprën “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, për shkak të parashkrimit të saj.

“I pandehuri Xhelal Sveçla, më , prej orës deri në orën , në Prishtinë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme plenare, ka përdorur armën, bombolën e gazit lotsjellës me përmbajtje të agjentit kimik CS, në mënyrë frikësuese ndaj deputetëve dhe personave të tjerë të pranishëm në sallë, ashtu që, në disa raste gjatë asaj seance, e ka aktivizuar bombolën dhe e ka hedhur brenda sallës së seancave plenare, pa asnjë paralajmërim paraprak për personat e pranishëm dhe pa u lënë atyre mundësi largimi, duke shkaktuar përhapjen e gazit irritues në hapësirën e mbyllur të sallës.

Në atë mënyrë, personat e pranishëm, nga frika për shëndetin dhe sigurinë e tyre, janë detyruar ta lëshojnë sallën e Kuvendit dhe seanca është ndërprerë, me çka ka kryer veprën penale ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Njëkohësisht, heq dorë nga ndjekja penale për veprën penale ‘Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’, për shkak të parashkrimit të kësaj vepre, ndërsa pjesa tjetër e aktakuzës mbetet e pandryshuar” – tha prokurori Namani. Prokurori tha se, sipas ekspertizës së kryer nga njësitë e specializuara të Policisë, bombolat e përdorura në këtë rast përmbajnë 5% të agjentit CS.

Sipas tij, një cilindër mbulon një sipërfaqe prej 125 metrash katrorë dhe ka efekt të menjëhershëm në organizmin e njeriut. Namani tha se, sipas Ligjit për Armët, një bombolë e tillë konsiderohet armë.

Duke u bazuar në provat e administruara, prokurori tha se vërtetohet momenti kur i pandehuri e aktivizon bombolën e gazit lotsjellës dhe e hedh atë brenda sallës së seancave plenare në Kuvend. Sipas Prokurorisë, sasia e konsiderueshme e gazit ka bërë që deputetët dhe personat e tjerë të pranishëm të largoheshin nga hapësira ku ishte hedhur bombola.

Në këtë mënyrë, sipas saj, ishte pamundësuar mbajtja e seancës së jashtëzakonshme dhe ishte cenuar siguria dhe shëndeti i deputetëve. Prokuroria theksoi se Sveçla nuk e kishte kontestuar faktin se më , gjatë seancës plenare, ishte hedhur bombola e gazit dhe se ai kishte qenë i pranishëm në seancë.

Sipas Prokurorisë, gjendja faktike vërtetohet edhe nga deklarimi i Sveçlës në seancën e mbajtur më , kur kishte thënë: “Kemi tentuar ta ndalim një tradhti”.

Prokuroria i propozoi Gjykatës që, gjatë shqiptimit të sanksionit, t’i marrë parasysh si rrethana rënduese shkallën e lartë të dashjes dhe këmbënguljen për kryerjen e veprës penale, faktin se i pandehuri e kishte siguruar paraprakisht bombolën, si dhe numrin e madh të personave të rrezikuar në ambientin e mbyllur të sallës së seancave plenare.

Fjalën përfundimtare e paraqiti edhe mbrojtësi i Sveçlës, avokati Laur Prenaj. Prenaj tha para gjyqtarit Sadikaj se, pas përfundimit të administrimit të provave, mbrojtja konsideron se nuk janë përmbushur elementet e veprës penale që i vihet në barrë të pandehurit.

Mbrojtja pretendoi se ekspertiza e bombolës, si mjeti që pretendohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale, ka mangësi thelbësore në identifikimin e saj si provë e ekzaminuar. Prenaj deklaroi se prova e emërtuar “E16” është vetëm një sprej dore dhe se ajo nuk i është gjetur të pandehurit. Ai theksoi se barra për vërtetimin e akuzës i takon Prokurorisë.

Avokati tha se pamjet e video-incizimeve janë fakte që nuk mund të anashkalohen, por, sipas tij, në to shihet qartë se personat e pranishëm në atë hapësirë nuk i manifestojnë pasojat e përdorimit të një mjeti të tillë. Mbrojtja deklaroi se qëllimi konkret i të pandehurit nuk kishte qenë përdorimi i armës kundër ndonjë personi.

Sipas Prenajt, veprimi i Sveçlës kishte për qëllim pengimin e mbajtjes së një seance, për ta ndaluar miratimin e një marrëveshjeje që konsiderohej e dëmshme për vendin. Prenaj tha se, duke u bazuar në identitetin e provës, mungesën e pasojës nga veprimi, si dhe mangësitë në identifikimin dhe mënyrën e përdorimit të mjetit konkret, nuk përmbushen elementet e veprës penale.

Sipas tij, ajo që mbetet është dyshimi i arsyeshëm, i cili duhet të interpretohet në favor të të pandehurit. Fjalën përfundimtare e dha edhe vetë i pandehuri Xhelal Sveçla.

Ai deklaroi para Gjykatës se veprimet e tij kishin qenë kundërshtim dhe përpjekje për ta parandaluar ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, përmes së cilës, sipas tij, Republika e Kosovës i kishte humbur 8 mijë e 200 hektarë territor. Sveçla tha se koha e kaluar nga këto ngjarje nuk e kishte zbehur arsyen e kundërshtimit.

Sipas tij, përkundrazi, kalimi i kohës e kishte bërë edhe më të qartë atë që kishin kundërshtuar dhe synuar ta parandalonin. Ai vazhdoi ta mbronte edhe sot qëndrimin e tij për Demarkacionin. “Pas të gjithë këtyre viteve, nuk kam arsye ta ndryshoj qëndrimin tim politik për Demarkacionin vetëm sepse sot jam para një trupi gjykues.

E kam kundërshtuar atëherë dhe e konsideroj të gabuar edhe sot” – tha Sveçla. Ministri në detyrë ritheksoi se veprimet e tij atë ditë kishin qenë vetëm veprime politike dhe se nuk kishte pasur qëllim ta rrezikonte jetën e askujt. “Nuk kam pasur qëllim për ta rrezikuar jetën e askujt. Qëllimi ishte tjetër dhe ai nuk është fshehur as atëherë e as sot” – tha Sveçla.

Ai deklaroi se nuk po kundërshtonin një ligj të zakonshëm, por një vendim që, sipas tij, e kishte prekur territorin e Republikës së Kosovës. Sveçla tha se, përmes këtyre veprimeve, ata nuk kishin mbrojtur asnjë interes personal apo privat. Në fund, ai theksoi se shteti dhe drejtësia nuk duhet ta mbajnë në kujtesë vetëm kundërshtimin e një vendimi, por edhe vetë vendimin dhe pasojat e tij.

Sveçla kërkoi nga Gjykata që të marrë një vendim që, sipas tij, nuk e deformon historinë. Gjykata ndaj tash ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në seancën e datës , kishte marrë vendim për të veçuar procedurën. Aktakuza ndaj Sveçlës, Pacollit, Zybës e Millakut është ngritur më nga prokurori Eset Rama.

Sipas Prokurorisë, hedhja e gazit lotsjellës kishte pamundësuar vazhdimin e seancës së Kuvendit dhe të gjithë deputetët ishin detyruar ta lirojnë sallën. Me këto veprime ata akuzohen edhe për “pengim të personit zyrtar”, në këtë rast të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Burimi: Kallxo