KLP nën gjurmët e KLGJ-së/ Rriten pagat e prokurorëve, baza e

0%

Një tjetër vendim që prek pagat në sistemin e drejtësisë është marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Pas Këshillit të Lartë Gjyqësor, edhe KLP ka përcaktuar pagën referuese për sistemin e prokurorisë. Me 11 vota pro dhe asnjë kundër, anëtarët e KLP-së vendosën që paga referuese të jetë 222.425 lekë.

Kësaj shume i shtohen edhe 14 mijë lekë për nivelin e kualifikimit, duke e çuar bazën e përllogaritjes në 236.425 lekë. Edhe pse vendimi zbatohet drejtpërdrejt për anëtarët e KLP-së, për shkak se paga e tyre përllogaritet mbi bazën e pagës së prokurorit, Këshilli i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme që të aplikojë të njëjtën pagë referuese për prokurorët.

Në mbledhjen e KLP-së, anëtari Erind Mërkuri e lidhi vendimin me boshllëkun ligjor të krijuar pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, pas shfuqizimit të normës përkatëse dhe mosplotësimit të boshllëkut nga Kuvendi, ishte e nevojshme ndërhyrja për të garantuar funksionimin e sistemit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Jemi të detyruar nga Gjykata Kushtetuese dhe për të mbajtur sistemin në këmbë, pasi paga është baza e funksionimit ”, u shpreh Mërkuri. Ndryshimi i pagës referuese pritet të sjellë një rritje të konsiderueshme të pagave të magjistratëve.

Për shkak të formulave të përcaktuara në ligj, efekti financiar është edhe më i madh për drejtuesit e institucioneve të larta të drejtësisë dhe strukturat e posaçme, ku rritja mund të arrijë deri në mbi 3 mijë euro. Vendimi i KLP-së vjen pas atij të KLGJ-së për rritjen e pagës referuese të gjyqtarëve, duke prekur në këtë mënyrë të dyja hallkat e sistemit të drejtësisë.

Burimi: Bota Sot