Simeone nuk fshihet

0%

Atletiko Madrid do të luajë më Sevijën ditën e nesërme për ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të La Ligës. Në prag të këtij dueli, trajneri Diego Simeone ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp ku nuk mund të mos iu përgjigjej pyetjeve rreth Julian Alvarezit. Si ndikon situata e Julianit? “E kuptoj që të gjitha pyetjet do të jenë rreth Julianit.

Klubi ka qenë shumë i qartë për atë që do të ndodhë. Nga një perspektivë sportive, shpresoj ta ndihmoj atë të vazhdojë të jetë lojtari vendimtar që është për ne. Fokusi im është te Sevija, ku ai nuk do të jetë i disponueshëm kundër një kundërshtari që i ka fituar të dyja ndeshjet e tij.” Rikthimi i Julianit në formë është një sfidë…

“E kuptoj pyetjen dhe pyetjen pasuese, por mendoj se i kam shpjeguar tashmë ndjenjat e mia. Kur të kthehet në stërvitje, do të bëj gjithçka që mundem për ta bërë të ndihet po aq i rëndësishëm sa ka qenë gjithmonë.” A mund të përmbyset situata e Julian? “Në jetë, gjithçka mund të përmbyset për sa kohë që jemi të shëndetshëm”, përfundoi Simeone.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot