​Flaka Loxha në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare

0%

Flaka Loxha ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, në garën e xhudos. Loxha ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në duelin e dytë u përball me italianen Michela Terranova, të cilën e mposhti me “Yuko”, duke siguruar plasmanin në mesin e katër xhudisteve më të mira. Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare do të përballet me Ana Viktorija Puljiz nga Kroacia.

Loxha tani është vetëm një fitore larg finales dhe do të kërkojë triumfin për të luftuar për medaljen e artë në Taranto.

Burimi: Bota Sot