Mujanoviq: Nderimi shtetëror për Mlladiqin, fytyra e vërtetë e Vuçiqit

0%

Analisti i njohur politik nga Sarajeva, Jasmin Mujanoviq ka reaguar pas njoftimit se ish-gjenerali serb, Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid në Bosnje, do të varroset në Serbi me nderime shtetërore. Mujanoviq, përmes një postimi në platformën “X”, ka kritikuar ashpër autoritetet serbe.

“Është mirë që qeveria serbe po e bën këtë, në mënyrë që të gjithë më në fund ta shohin fytyrën e vërtetë, monstruoze, të regjimit të Vuçiqit” , ka shkruar Mujanoviq.

Reagimi i tij vjen pasi ministri i Drejtësisë së Serbisë, Nenad Vujiq, konfirmoi se trupi i kriminelit Mlladiqit do të dërgohet në Serbi dhe se, sipas tij, si ish-gjeneral, për të do të respektohen protokollet përkatëse shtetërore. Ratko Mlladiq, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Srpska, vdiq më 27 gusht në Hagë, në moshën 84-vjeçare, derisa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vitin 2017, ai u shpall fajtor nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, ndërsa dënimi me burgim të përjetshëm u konfirmua në vitin 2021. Mlladiqi ishte dënuar, ndër të tjera, për rolin e tij në gjenocidin e Srebrenicës dhe rrethimin e Sarajevës.

Ndryshe, ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq, ka konfirmuar se ish-komandanti i ushtrisë së serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid dhe krime të tjera lufte, do të varroset në Serbi me nderime të plota shtetërore.

Burimi: Bota Sot