Mposhten Akil Gjakova dhe Dardan Cena, tani kërkojnë medaljen përmes

0%

Xhudistët kosovarë Akil Gjakova dhe Dardan Cena vazhdojnë garën për medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi të dy janë kualifikuar në repasazh. Gjakova e nisi mirë paraqitjen e tij, duke mposhtur në xhiron e parë me Yuko xhudistin qipriot Kyprianos Andreou. Në çerekfinale, përfaqësuesi i Kosovës u përball me francezin Maxime Gobert, nga i cili u mposht me dy Yuko.

Pavarësisht humbjes në çerekfinale, Gjakova mbetet në garë për medaljen e bronztë. Në repasazh ai do të përballet me Alexandre Bucur nga Portugalia. Gjakova garon në kategorinë deri në 73 kilogramë. Flaka Loxha kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare 2026 Edhe Dardan Cena e nisi me fitore aventurën e tij në Taranto.

Në xhiron e parë ai mposhti me Yuko spanjollin Jose Maria Mendiola Izquieta, ndërsa në çerekfinale u ndal nga Mihajlo Simin, duke pësuar humbje me Yuko. Cena do ta ketë një tjetër mundësi për të vazhduar rrugën drejt medaljes përmes repasazhit, ku përballë do të ketë Odysseas Georgakis nga Qipro. / Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi