Mourinho: Unë dhe Roma do të jemi kundërshtarë

0%

José Mourinho është rikthyer në Romë. “The Special One” kthehet në “Stadio Olimpico” mbrëmjen e së mërkurës si kundërshtar, në rolin e trajnerit të Real Madridit.

Gjithçka është gati për raundin e dytë të fazës së ligës në Champions League – një ndeshje për të cilën trajneri portugez u shpreh kështu: “Në dy ndeshjet tona të para në Champions League, jemi përballur me dy ekipet më të mira të Italisë: fillimisht me Interin dhe tani me Romën.

Gasperini ka bërë një punë të shkëlqyer prej vitesh; ne jemi përgatitur për stilin e lojës së Romës, edhe pse e dimë se ata mund të aplikojnë diçka ndryshe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata e dinë se skuadra me fanellat e bardha nuk është një kundërshtar i lehtë – jemi gati të reagojmë nëse ata ndryshojnë diçka – por ajo që ka më shumë rëndësi është ajo që duam të bëjmë ne.” Për të, do të jetë një takim i veçantë: “Gjatë 90 minutave, unë dhe tifozët e Romës do të jemi kundërshtarë. Por nuk do të jemi kurrë armiq – thjesht kundërshtarë.

Gjatë ndeshjes, nuk ka vend për dyshime: si Roma, ashtu edhe unë, duam të fitojmë.” Kur u largua nga detyra, Mourinho nuk pati mundësi t’u thoshte lamtumirë mbështetësve të Romës: “E tillë është jeta dhe i tillë është futbolli; ndoshta nesër do të kem mundësinë ta ndiej dashurinë e njerëzve dhe do të përpiqem t’i mbaj emocionet nën kontroll, edhe pse nuk e di nëse do t’ia dal mbanë.

Jam trajtuar mirë në shumë klube, por tifozët e Romës janë vërtet njerëz të veçantë.”

Burimi: Bota Sot