Clouds and Basketball ne Prishtinë me 29 Gusht- Hyrja FALAS

0%

Më 29 gusht, Klan Arena do të jetë nikoqire e eventit Clouds & Basketball, një ngjarje që do të bëjë bashkë basketbollin, muzikën dhe një sërë aktivitetesh argëtuese në një mbrëmje të vetme. Eventi organizohet nga Evapify dhe 3×3 Prishtina, ndërsa mundësohet nga Geek Bar. Eventi do të nisë në orën dhe do të vazhdojë deri në mesnatë.

Në qendër të aktivitetit do të jetë turneu 1vs1 në basketboll. Programi nis me tërheqjen e fanellave dhe shortin e garës, ndërsa ndeshjet e para fillojnë nga ora , nën muzikën e DJ Antrax. Gjatë mbrëmjes programi muzikor vazhdon me DJ First, ndërsa finalja e turneut është paraparë të zhvillohet në orën .

Gara pritet të sjellë përballje interesante gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa për fituesin e turneut është rezervuar një çmim prej 1,500 eurosh. Pas pjesës sportive, vëmendja do të zhvendoset tek muzika. Në skenë do të ngjiten disa prej emrave të njohur të skenës vendore. Adion do të performojë nga ora , Elinel nga ora , ndërsa Lluni nga ora .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Programi do të vazhdojë nga ora me Polly & Pamy, dyshen e DJ-ve nga Italia, të cilat do të përmbyllin pjesën muzikore të mbrëmjes. Clouds & Basketball, megjithatë, nuk do të kufizohet vetëm te fusha e basketbollit dhe skena muzikore. Në Klan Arena do të krijohen disa hapësira të dedikuara për aktivitete të ndryshme, përfshirë Beauty Corner, Barber Corner, Gaming Corner dhe Flavour Lab.

Evapify do të jetë e pranishme edhe me rimorkion e saj, ndërsa gjatë mbrëmjes janë paraparë aktivitete të ndryshme dhe giveaways për vizitorët e rritur. Organizatorët synojnë që përmes këtij formati të ndërthurin sportin, muzikën dhe argëtimin në një eksperiencë të përbashkët.

Hyrja në Clouds & Basketball do të jetë falas, ndërsa për shkak të natyrës së eventit dhe produkteve të prezantuara, pjesëmarrja është e kufizuar vetëm për personat mbi moshën 18 vjeç. Clouds & Basketball mbahet më 29 gusht në Klan Arena, nga ora deri në .

Burimi: Telegrafi