MPB Maqedoni njofton se dje (), nëpunës policorë të SPB Koçan e kanë privuar nga liria D.S. (42) dhe V.Z. (26), të dy nga Koçani, pas informacioneve operative të siguruara më parë se ata janë autorë të disa vjedhjeve të rënda në territorin e SPB Koçan.
“Është kryer bastisje në banesat e tyre, me urdhër paraprak të gjykatës , me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar sende që rrjedhin nga vepra penale sipas nenit 236 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. “Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzimet përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni.
