Rasti “Capat vs Sekiraqt”: Vesel Bunjaku dënohet me 7 muaj burgim dhe

0%

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Vesel Bunjakun me shtatë muaj burgim efektiv dhe 2 mijë euro gjobë në rastin e njohur si “Capat vs Sekiraqt”. Bunjaku është dënuar me shtatë muaj burgim për veprën penale “Manipulimi me prova”, ndërsa për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” është dënuar me 2 mijë euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai kishte pranuar fajësinë për të dyja veprat penale në seancën e 26 gushtit 2026. Në dënimin me burgim do t’i llogaritet edhe koha që Bunjaku ka kaluar në paraburgim, nga 11 shtatori 2024 deri më . Sipas aktakuzës, pas përfundimit të të shtënave mes dy grupeve më , Bunjaku kishte marrë në posedim dy pistoleta, me qëllim që t’i fshihte dhe të manipulonte provat.

Prokuroria pretendon se kamerat e lokalit e kishin regjistruar atë duke dalë drejt tarracës me dy armët në duar dhe duke u kthyer më pas pa to. Armët ishin gjetur në pjesën e pasme të lokalit dhe dyshohet se njëra i përkiste Salih Sekiraqës, ndërsa tjetra ishte përdorur nga Fatos Abazi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aktgjykimi është shpallur nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Fatime Dermaku, me anëtarë Ertan Sejfullah dhe Altin Murseli. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com