Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Kryeprokurori kërkon raport për

0%

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë një raport me shkrim lidhur me veprimet e ndërmarra nga kjo prokurori në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan. Kërkesa vjen pasi Gjykata Themelore në Pejë, më , ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë të 26 nëntorit 2021.

Sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, raporti duhet të përmbajë kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga Prokuroria Themelore në Pejë gjatë trajtimit të këtij rasti. Në këtë ngjarje, që kishte ndodhur më në Gllogjan, mbetën të vrarë dy nxënës 17-vjeçarë dhe shoferi i autobusit. Për vrasjen e trefishtë ishin akuzuar Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj.

Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj u liruan nga akuza për “Vrasje të rëndë” në bashkëkryerje, ndërsa Halil Mehmetaj u lirua nga akuza për “Shtytje në vrasje të rëndë”. Ndërkaq, Halil dhe Kreshnik Mehmetaj u shpallën fajtorë për armëmbajtje pa leje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com