Dosja ‘AKSHI’, Ergys Agasi mbërrin në GJKKO, pritet të njihet me

0%

Ergys Agasi, një nga figurat kyçe të dosjes “AKSHI”, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme për masën e sigurisë. Agasi, u arrestua pas tetë muajsh në arrati në zonën e Plepave në Durrës, ndërsa ishte në ndjekje nga policia që nga Elbasani.

Ai u lokalizua teksa udhëtonte me një automjet në zonën e Plepave në Durrës, së bashku me ish policin, Uljan Shpataraku, i cili gjithashtu u arrestua gjatë operacionit, dhe i njohur si i besuari i ish-kryepolicit, Ilir Proda. Edhe Shpataraku ishte i shpallur në kërkim pasi disa javë më parë kërcënoi me jetë punonjësit e një hoteli në jug.

Ai u arrestua për shoqërimin e Agasit, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit. Biznesmeni Ergys Agasi dyshohet për disa vepra penale, mes tyre “grup kriminal”, “pastrim parash”, “shkelje e barazisë në tendera”, “konkurrencë e paligjshme” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

DOSJA AKSHI SPAK mori të pandehur 8 persona për dosjen e AKSHI-t, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedura tenderuese, favorizuar kompani dhe ushtruar presion ndaj operatorëve konkurrues.

Ndaj tyre u ngritën rëndojnë akuzat për veprat penale: konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal, si edhe pastrim parash. Sipas SPAK, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri konsiderohen si dy nga personat kryesorë të skemës kriminale.

Ata akuzohen për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje të barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Sipas hetimeve, ata kanë ushtruar presion dhe intimidim ndaj përfaqësuesve të kompanive pjesëmarrëse në tendera për t’i detyruar të hiqnin dorë nga ankimimet, me qëllim që kompanitë e favorizuara të shpalleshin fituese.

Të dy mbeten ende në kërkim. Ish drejtuesja e AKSH-t Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe grup i strukturuar kriminal. Sipas SPAK, ato dyshohet se kanë pasur rol në procedurat e manipuluara të tenderimit dhe në favorizimin e kompanive të caktuara përmes kritereve të vendosura në mënyrë të paligjshme.

Ish zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës Erion Ismaili akuzohet për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës dhe grup i strukturuar kriminal. Biznesmenët Andis Papa, Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta akuzohen për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal.

Burimi: Bota Sot