Ballkani me trajner të ri, përballet sot me Drenicën në Superligë

0%

Drenica dhe Ballkani do të përballen sot në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, me fillim nga ora . Drenica e ka nisur sezonin me dy barazime. Kuqezinjtë barazuan fillimisht pa gola 0-0 me Dukagjinin, ndërsa në javën e dytë ndanë pikët me Malishevën, në një ndeshje që përfundoi 1-1.

Në anën tjetër, Ballkani e nisi kampionatin me humbje 4-2 ndaj Prishtinës, por në xhiron e dytë regjistroi fitoren e parë, duke e mposhtur Vushtrrinë 2-1. Në atë takim, për suharekasit shënuan Giovanni dhe Albin Berisha. Në prag të kësaj përballjeje, Ballkani ka bërë ndryshim në stolin e trajnerit.

Klubi ka emëruar Sami Sermaxhajn në krye të ekipit të parë, duke rikthyer atë në drejtimin e skuadrës pas disa vitesh. Sermaxhaj më herët e kishte udhëhequr Ballkanin nga shtatori i vitit 2018 deri në maj të vitit 2019. Kësisoj, të dyja skuadrat do të kërkojnë rezultat pozitiv në përballjen e sotme, e cila pritet të sjellë një duel interesant në Skenderaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot