Mbreti Harald V i Norvegjisë ka vdekur në moshën 89-vjeçare, pas më shumë se tri dekadash në fron. Pallati Mbretëror njoftoi se Harald ndërroi jetë në paqe të premten, më 28 gusht, në Spitalin Universitar të Oslos. Ai ishte shtruar në spital më 17 gusht, ku po trajtohej për një infeksion bakterial në gjak.
Harald V kishte qenë mbret i Norvegjisë që nga viti 1991 dhe konsiderohej monarku më i moshuar në Evropë. Pas vdekjes së tij, djali i tij Haakon e ka pasuar në fron. Shëndeti i Harald ishte përkeqësuar gjatë viteve të fundit. Në vitin 2024, ai ishte shtruar në spital gjatë një udhëtimi në Malajzi për shkak të një infeksioni, ndërsa më pas iu vendos një stimulues kardiak i përhershëm.
Po atë vit, ai kishte njoftuar se do të reduktonte angazhimet zyrtare për shkak të moshës, por kishte përjashtuar mundësinë e abdikimit, duke deklaruar se betimi i tij si mbret ishte për jetë. Vdekja e Harald V shënon fundin e një mbretërimi 35-vjeçar në Norvegji. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!