Kërcënimet me bombë ndaj mbi 100 institucioneve, antiterrori kërkon

0%

Mbas dy e-maileve të dërguara mbi 100 institucioneve, ku kërcënohej me vendosjen e një bombe, Antiterrori ka vënë në dijeni dhe ka kërkuar ndihmë për hetime të specializuara në këtë fushë nga Europol.

Sipas burimeve shumë të sigurta të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, hetimet janë fokusuar në fushën kibernetike dhe çështja do t’i përcillet ditën e sotme Prokurorisë për veprën “përhapje e informatave të rreme që nxisin panik”, neni 267 i Kodit Penal.

Grupi i hetimit beson, duke u bazuar në të dyja tekstet që janë shpërndarë ditën e kaluar, në orën tetë, në dhjetëra institucione duke paralajmëruar bombë, se teksti është i përkthyer në shqip me Google Translate dhe, si shembull, sollën për gazetaren Anila Hoxha fjalinë “Ky është Shteti Islamik”, të shkruar në emailin kërcënues “Kjo është Shteti Islamik”. /Tch

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi