Musmurati: Komunat po përballen me centralizim, më 1 shtator

0%

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka ftuar përfaqësuesit e komunave, zyrtarët, punëtorët dhe qytetarët që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për 1 shtator, para objektit të Qeverisë së Kosovës. Protesta është thirrur për në orën , ndërsa sipas Musmuratit, qëllimi i saj shkon përtej situatës së krijuar rreth funksionalizimit të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka ngritur shqetësime për mënyrën se si, sipas saj, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po i trajton kompetencat e pushtetit lokal, duke pretenduar se ka një tendencë për transferimin e vendimmarrjes nga komunat në nivelin qendror. Musmurati ka marrë si shembull Rregulloren 07/2025, veçanërisht procesin e vlerësimit të kandidatëve për punësim në administratën komunale.

“Paramendojeni, 60% e vlerësimit për me u punësu në komunë bëhet veç prej Ministrisë së Xhelal Sveçlës. Kjo nuk ka ndodhë kurrë më herët”, ka deklaruar Musmurati. Ajo ka vënë në pikëpyetje edhe përmbajtjen e testeve që u nënshtrohen kandidatët gjatë këtyre proceseve, duke përmendur pyetjen “Sa këmbë i ka bleta?”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas nënkryetares së Kryeqytetit, nevojat për staf dhe profilet profesionale duhet të përcaktohen nga vetë komunat, të cilat, siç ka thënë ajo, kanë njohuri më të drejtpërdrejta për nevojat e administratës së tyre. “Komuna e din çfarë punëtori i duhet, po Ministria e Brendshme vendos se kush duhet të punësohet. Kjo s’është veç burokraci.

Kjo është tendencë me centralizu gjithçka”, ka theksuar Musmurati. Ajo u ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë të gjithë përfaqësuesve dhe punëtorëve të nivelit lokal, pavarësisht funksioneve që mbajnë. “S’ka lidhje a je kryetar, asambleist, zyrtar, punëtor i komunës apo qytetar. Më 1 shtator, ju ftoj me dalë në protestën e komunave para Qeverisë”, ka thënë ajo.

Protesta pritet të mbahet më 1 shtator, duke nisur nga ora . Musmurati ka deklaruar se pjesëmarrja synon, sipas saj, mbrojtjen e kompetencave të pushtetit lokal dhe institucioneve komunale. “Dalim në protestë për komunat tona, për institucionet tona dhe kundër një pushteti që po tenton me i marrë krejt kompetencat në një dorë”, ka përfunduar Musmurati. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi