Barcelona në avantazh për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve

0%

Sipas një raportimi të Mundo Deportivo , stadiumi i rinovuar “Camp Nou” i Barcelonës është shndërruar në favorit të qartë të UEFA-s për të pritur finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2029, e planifikuar të zhvillohet më 2 qershor.

Kandidatura zyrtare e Katalonjës, e cila gëzon mbështetjen e plotë të Komunës së Barcelonës, Qeverisë së Katalonjës, Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe Qeverisë së Spanjës, aktualisht vlerësohet më e fortë se ajo e stadiumit “Wembley” në Londër.

Një nga faktorët kryesorë që po e favorizon “Camp Nou” është kapaciteti i tij i parashikuar prej 104,600 spektatorësh, që do ta bënte atë stadiumin më të madh në Evropë. Pas rinovimeve, impianti do të ketë gjithashtu një kapacitet të zgjeruar prej rreth 9,400 ulësesh VIP. Pavarësisht se punimet në stadium vijojnë, kjo nuk konsiderohet pengesë nga UEFA.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zyrtarët e institucionit evropian kanë ndjekur nga afër progresin e projektit, veçanërisht përpara rikthimit të planifikuar të Barcelonës në “Camp Nou” për ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Vendimi përfundimtar do të merret më 15 shtator, gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila do të zhvillohet në Selanik të Greqisë.

Nëse kandidatura miratohet, “Camp Nou” do të rikthehej në qendër të vëmendjes së futbollit evropian duke pritur një nga ngjarjet më të mëdha të kalendarit të UEFA-s.

Burimi: Telegrafi