PDK zhvillon aktivitet para objektit të Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora ) Grupi parlamentar i Aleancës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora ) Me rastin e 30 Gushtit, Ditës ndërkombëtare të të zhdukurve, Policia e Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, organizojnë vizitë në lokacionin e varrit masiv në Kalludër të Zubin Potokut. (Lokacioni i varrit masiv në Kalludër, Zubin Potok, ora ) Kolektivi për mendim dhe veprim feminist mban protestën “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora ) Shpallet aktgjykimi ndaj Glauk Konjufcës lidhur për gazin lotsjellës në Kuvend. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora ) Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë, YIHR hap ekspozitën “Momente të humbura” kushtuar personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. (Ish-Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtinë, ora )
