“A mund të ketë demokraci kur leku blen vendimet?”- Protestuesi:

0%

Në protestën e 89-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një prej protestuesve ka ngritur akuza të forta për mënyrën se si, sipas tij, funksionon zbatimi i ligjit në vend. Duke folur për sektorin e ndërtimit dhe ndikimin që, sipas tij, kanë paratë në vendimmarrje, protestuesi deklaroi se qytetari mbetet i pafuqishëm përballë një sistemi ku ligji nuk zbatohet njësoj për të gjithë.

“Ligji bëhet për të fortët dhe qytetari mbetet i pafuqishëm. Administrata hesht dhe konkurrenca zhduket”, u shpreh ai. Më tej, protestuesi ngriti një pyetje mbi funksionimin e demokracisë, duke e lidhur atë me ndikimin e parasë së krimit. “A mund të ketë demokraci kur leku blen vendimin dhe vendimi prodhon më shumë lekë? Jo! Turp!…

Problemi janë lekët e pista, korrupsioni, paratë e krimit dhe fondet publike, të cilat të vjedhura futen në beton dhe në apartamente. Ajo që dje nuk justifikohej, sot paraqitet si pasuri e ligjshme” , deklaroi ai. Protestuesi: Qëndrestarë, njerëz të palëkundur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sot po flasim për një nga plagët më të mëdha të Shqipërisë, atë të sektorit të ndërtimit, që është sektori që po mban në pushtet Edi Ramën. Kur ngrihen pallatet pyetja është se kush do të jetojë aty, por kur çmimet rriten dhe ne nuk blejmë dot shtëpi, pyetja duhet të ndërrohet, për kë po ndërtohet dhe nga po vijnë këto lekë?

Sot kemi një bum ndërtimi dhe kemi një sistem ku betoni përdoret për të fshehur dhe nuk tregohet se kush e hedh dhe nga dalin këto para. A duhet të dimë ne nga vijnë paratë që po ndërtojnë në qytetet tona? Problemi janë lekët e pista, korrupsioni, paratë e krimit dhe fondet publike, të cilat të vjedhura futen në beton dhe në apartamente.

Ajo që dje nuk justifikohej, sot paraqitet si pasuri e ligjshme. Ne duam hetim, kush ndërton, kush financon dhe kush fshihet pas çdo kompanie. A mund të pranojmë milionat për beton pa e ditur nga kanë ardhur këto para? Leku i pisët nuk blen vetëm apartamentet, por sot në Shqipëri blen pushtet. Merr leje për toka, tendera dhe marrin mbështetje nga këto para që hedhin.

Këtu lind marrëveshja mes ndërtuesve dhe pushtetarëve. Ligji bëhet për të fortët dhe qytetari mbetet i pafuqishëm. Administrata hesht dhe konkurrenca zhduket. A mund të ketë demokraci kur leku blen vendimin dhe vendimi prodhon më shumë lekë? Jo! Turp!

Burimi: Bota Sot