Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Heroin e Kosovës, Ismet Rrahmani, i cili 28 vite më parë ra në altarin e lirisë.
Abdixhiku ka vlerësuar lart sakrificën e Rrahmanit dhe të gjithë brezit të luftëtarëve të lirisë, duke thënë se ajo mbetet dëshmi e përjetshme e dashurisë për atdheun dhe e vendosmërisë për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Ai ka theksuar se vepra dhe sakrifica e Heroit të Kosovës mbeten të gdhendura në kujtesën e vendit dhe përbëjnë një udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.
Postim i plotë: Sakrifica e tij dhe e gjithë brezit të luftëtarëve të lirisë është dëshmi e përjetshme e dashurisë për atdheun dhe e vendosmërisë së palëkundur për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike. Ismet Rrahmani është pjesë e lavdisë sonë kombëtare. Vepra dhe sakrifica e tij mbeten të gdhendura në kujtesën e Kosovës dhe do të jenë udhërrëfyes për brezat që vijnë.
Përballë kësaj sakrifice, ne kemi jo vetëm mirënjohje, por edhe përgjegjësi për ta çuar përpara idealin për të cilin ai dhe bashkëluftëtarët e tij dhanë jetën: një Kosovë të zhvilluar e demokratike. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Ismet Rrahmani! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!.
