Është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare akademiku Mark Tirta, një prej studiuesve më të shquar të etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare.
Akademia e Shkencave shprehet se me largimin e tij, shkenca dhe kultura shqiptare humbasin një dijetar të përkushtuar, i cili për më shumë se gjashtë dekada ia kushtoi jetën kërkimit shkencor, dokumentimit dhe interpretimit të kulturës materiale e shpirtërore të shqiptarëve.
“Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton me hidhërim të thellë se sot më u nda nga jeta akademik emeritus Mark Tirta, një prej studiuesve më të shquar të etnologjisë dhe antropologjisë shqiptare, një personalitet i rëndësishëm i albanologjisë dhe një nga zërat më të spikatur të studimit të trashëgimisë kulturore shqiptare”, njofton Akademia.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë njofton se nesër, datë , do të zhvillohet ceremonia e lamtumirës dhe nderimit për personalitetin e shquar të albanologjisë, Akademik Emeritus Mark Tirta. Ceremonia do të mbahet në Salla “Aleks Buda” sipas këtij programi: – : Akademia Solemne – : Homazhe : Fjala e lamtumirës.
