Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga

0%

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e kategorizimit të shumave të subvencionimit për blerjen e teksteve shkollore. Bajrami ka ironizuar me shumat e ndara për prindërit. “Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por nëse shkojmë në zgjedhje, nga 100 euro për votë i keni të sigurta”, ka shkruar Bajrami.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të reflektojnë dhe të mos i lënë ankesat vetëm në deklarata. Nga 60 deri në 100 euro, ekzekutohen mjetet financiare për tekstet shkollore “Qytetarët kanë një armë shumë të fortë në dorë – votën. Përdoreni atë!”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.

Reagimi i saj vjen pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për përcaktimin e shumave të subvencionimit për tekstet shkollore për nxënësit e klasave 1–9.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi