Protesta e 89-të/ Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë:

0%

– Protesta e 89-të/ Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Ka nisur marshimi i qytetarëve në Tiranë, në kuadër të protestës së 89-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit, të mbledhur në sheshin “Skënderbej”, kanë nisur marshimin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të Kryeministrisë.

Marshimi shoqërohet me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë ndryshim politik dhe krijimin e një qeverie teknike. Qytetarët deklarojnë se nuk do ta ndalin qëndresën dhe protestën, duke paralajmëruar vijimin e protestës deri në largimin e qeverisë.

Protesta e 89-të vijon tashmë me marshimin e qytetarëve në rrugët e kryeqytetit, ndërsa pritet që protestuesit të ndalen para godinës së Kryeministrisë dhe të vijojnë fjalimet kundër qeverisë Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot