Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit për fluksin në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të përditësuara më , në të gjitha pikat kufitare nuk raportohet krijim i kolonave të automjeteve apo kamionëve.
Koha e pritjes për hyrje dhe dalje të automjeteve varion nga 1 deri në 10 minuta, ndërsa për kamionët pritjet janë kryesisht nga 3 deri në 5 minuta. Pritjet më të gjata për automjete, deri në 10 minuta, janë regjistruar në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Hani i Elezit. Ndërkohë në pikat tjera kufitare situata është e qetë dhe nuk ka pritje.
