“Të hyjë në dhomë para meje”/ Kylie Jenner nuk “ngopet” nga

0%

Kylie Jenner ka folur hapur për dëshirën për t’iu nënshtruar një tjetër ndërhyrjeje estetike, duke zbuluar se po mendon të zmadhojë sërish gjoksin.

Deklarata u bë gjatë podcastit “Better Half With Stas and Vic”, ku ajo bisedoi me miqtë e saj Anastasia Karanikolaou dhe Victoria Villarroel. 29-vjeçarja tha se prej kohësh dëshiron një rezultat më të theksuar dhe se këtë dëshirë ua ka shprehur vazhdimisht miqve të saj. “Dua që të jenë më të mëdhenj”, tha Jenner, duke shtuar me humor se dëshiron që gjoksi “të hyjë në dhomë para meje”.

Sipas miqve të saj, Jenner ka folur për këtë mundësi prej rreth një viti. Fillimisht ajo kishte menduar ta kryente ndërhyrjen para ditëlindjes së saj të 29-të, por tashmë ka pranuar se nuk ka gjasa ta bëjë para se të mbushë 30 vjeç. Kylie e ka bërë edhe më parë publike ndërhyrjen e saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vitin 2025, ajo zbuloi në rrjetet sociale se kishte implante silikoni 445 cc, me profil të moderuar dhe të vendosura pjesërisht nën muskul. Ajo kishte treguar më herët se zmadhimin e parë të gjoksit e kishte bërë në moshën 19-vjeçare, përpara se të bëhej nënë.

Në vitin 2023, Jenner kishte rrëfyer gjithashtu se ishte penduar për vendimin, duke thënë se do të kishte preferuar të priste deri pas lindjes së fëmijëve. Pavarësisht kësaj, duket se tashmë ajo po e rishqyrton mundësinë e një ndërhyrjeje tjetër. Megjithatë, Jenner nuk ka bërë të ditur një datë konkrete dhe as madhësinë e re që do të dëshironte.

Ndërkohë, para se të mbushë 30 vjeç, ajo ka përmendur edhe një tjetër ndryshim estetik që dëshiron të provojë: një piercing në kërthizë, të cilin e ka përshkruar me humor si një mundësi për ta zbukuruar me diamante.

Burimi: Bota Sot