Kurti pret në takim lamtumirës Guerot: Partneriteti mes Kosovës dhe

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, me rastin e përfundimit të mandatit të tij. Kryeministri Kurti e falënderoi për shërbimin e tij dhe kontributin e çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Francës është zhvilluar në vazhdimësi, ndërsa këtë vit bashkëpunimi ynë është konkretizuar edhe më tej.

Takimi dhe dreka e punës me Presidentin Emmanuel Macron në Pallatin Elize në mars, e më pas vizita e ministrit të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, në Kosovë në korrik, u konkretizuan me pesë marrëveshje dhe instrumente që avancojnë bashkëpunimin në drejtësi, arsim e frankofoni, si dhe partneritetin financiar dhe institucional për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, tha kryeministri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai theksoi se këto rezultate përbëjnë një bazë të rëndësishme për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Ndërsa, shtoi se Franca është aleate dhe partnere e rëndësishme e Kosovës dhe mbështetja e saj për rrugën tonë evropiane dhe integrimin euroatlantik mbetet me rëndësi të veçantë.

Kurti i uroi ambasadorit Guérot suksese në angazhimet e ardhshme dhe mirëseardhje përherë në Kosovë.

Burimi: Bota Sot