Xherdan Shaqiri është shpallur “Lojtari më i mirë i Sezonit” në Superligën e Zvicrës. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Baselit përmes një postimi në rrjetet sociale, në bashkëpunim me platformën e njohur mediatike “Transfermarkt”.
Në sezonin që lamë pas, sulmuesi me origjinë shqiptare ishte padyshim një lider absolut në radhët e klubit zviceran duke i shënuar 11 gola në 34 paraqitje, ndërsa dhuroi edhe 10 asiste. Një vlerësim mëse i merituar për Shaqirin që vijon të konfirmohet si protagonist në Zvicër, ndërsa “uria” e tij për objektiva të rëndësishëm mbetet ende në nivele të konsiderueshme.
