Sulmi me 10 kg eksploziv në vilën e biznesmenit, shqiptari dyshohet

0%

Policia greke ka arrestuar tetë persona në kuadër të hetimeve për vendosjen e një pajisjeje shpërthyese në vilën e një biznesmeni greko-amerikan në Lefkada. Sulmi i planifikuar në janar të vitit 2026 dyshohet se ishte urdhëruar nga dy të burgosur në burgun e Malandrinos, njëri me origjinë shqiptare dhe tjetri grek.

Sipas dosjes hetimore, të dyshuarit kishin angazhuar gjashtë persona jashtë burgut, mes tyre edhe një grua, për ta planifikuar dhe kryer sulmin ndaj biznesmenit që jeton në Shtetet e Bashkuara, por që qëndronte në Greqi gjatë muajve të verës. Si urdhërues të dyshuar janë identifikuar shqiptari M.S, 46 vjeç, nga Vlora, dhe greku E.N, 31 vjeç.

Selimaj ndodhet në burg që nga maji i vitit 2025, nën akuzën për vrasjen me armë zjarri të 41-vjeçarit A.A në Rafina. Ai raportohet se ka precedentë të mëparshëm penalë për drogë, vjedhje dhe grabitje. Ndërkaq, Nousis ndodhet në burg prej më shumë se dhjetë vjetësh. Ai dyshohet se në janar të këtij viti kishte plagosur në burg 46-vjeçarin nga Gjirokastra, Dh.M.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Departamentit grek për Ndjekjen e Krimeve të Zhvatjes, pajisja shpërthyese ishte vendosur në ballkonin e pasmë të vilës së biznesmenit, në zonën pranë Agiofyllit. Ajo përmbante rreth dhjetë kilogramë dinamit xhelatine dhe fitil, por u zbulua nga kujdestari i pronës.

Gjashtë personat që dyshohet se morën pjesë në organizimin e sulmit akuzohen për formim të një bande dhe shkelje të ligjit për armët dhe eksplozivët, ndërsa dy të burgosurit po hetohen si nxitës të atentatit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com