Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin francez: Franca është

0%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me rastin e përfundimit të mandatit të tij. Kurti bëri të ditur se e ka falënderuar ambasadorin francez për shërbimin dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Ai tha se partneriteti ndërmjet dy vendeve është zhvilluar vazhdimisht, ndërsa gjatë këtij viti është konkretizuar përmes disa marrëveshjeve dhe instrumenteve të bashkëpunimit. Kurti përmendi takimin dhe drekën e punës me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Elize në muajin mars, si dhe vizitën e ministrit të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, në Kosovë gjatë korrikut.

Sipas tij, këto takime rezultuan me pesë marrëveshje dhe instrumente që avancojnë bashkëpunimin në drejtësi, arsim dhe frankofoni, si dhe partneritetin financiar e institucional për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Franca është aleate dhe partnere e rëndësishme e Kosovës dhe mbështetja e saj për rrugën tonë evropiane dhe integrimin euroatlantik mbetet me rëndësi të veçantë”, deklaroi Kurti. Në përfundim të takimit, Kurti i uroi Guérot suksese në angazhimet e ardhshme dhe mirëseardhje të përhershme në Kosovë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com