Rama kritikon Çekun: Si ministër i Kulturës bllokoi Prishtinën, tani

0%

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar ministrin e Arsimit, Hajrulla Çeku, duke e akuzuar se nuk ka arritur t’ua sigurojë nxënësve tekstet shkollore para fillimit të vitit të ri mësimor. Rama deklaroi se 1 shtatori po afrohet, ndërsa nxënësit ende nuk e kanë të garantuar mjetin bazë për mësim – librat.

“Si ministër i Arsimit, e bllokoi edhe procesin mësimor. 1 shtatori po vjen dhe nuk arriti t’ua sigurojë nxënësve mjetin bazë të mësimit, librat”, shkroi Rama në Facebook. Ai hodhi kritika ndaj Çekut edhe për periudhën kur ky i fundit drejtonte Ministrinë e Kulturës, duke pretenduar se kishte bllokuar zhvillimin e Prishtinës përmes një draftdokumenti për trashëgiminë kulturore.

Rama përmendi gjithashtu renovimet e zgjatura në Teatrin Kombëtar dhe Muzeun Kombëtar, duke thënë se Kosova prej vitesh ka mbetur pa këto dy institucione të rëndësishme kulturore. Sipas tij, një gjeneratë e studentëve të Akademisë së Arteve i ka nisur dhe përfunduar studimet pa pasur mundësi ta vizitojë Teatrin Kombëtar, për shkak të renovimit katërvjeçar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kudo që janë këta, vetëm një punë dinë ta bëjnë – të bllokojnë. Mjerë ky popull për ju. Qe gjashtë vjet vetëm përralla jeni duke treguar”, përfundoi Rama. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com