Krimineli i dënuar i luftës, Ratko Mladiq, ka vdekur në njësinë e paraburgimit të Kombeve të Bashkuara në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga një zyrtar i OKB-së. Mladiq u arrestua më në fshatin Lazarevo të Serbisë, pasi kishte kaluar 16 vjet duke iu fshehur drejtësisë.
Arrestimi ishte kryer gjatë një operacioni të koordinuar nga Agjencia serbe e Sigurisë dhe Informacionit dhe Shërbimi për Hetimin e Krimeve të Luftës.
Ish-kreu i ekipit serb për kapjen e të arratisurve të kërkuar nga Tribunali i Hagës, Vladimir Vukçeviq, kishte treguar se autoritetet kishin vëzhguar një tubim familjar në Lazarevo, duke dyshuar se dikush po fotografonte familjarët për t’ia dërguar pamjet Mladiqit në Bosnjë. Pasi personi i dyshuar si korrier nuk doli nga shtëpia, policia ndërhyri.
Sipas Vukçeviqit, Mladiq tentoi të fshihej pas një dere dhe fillimisht nuk u njoh nga policët. Në tavolinë u gjetën dokumente me emrin e tij, ndërsa ai më pas e pranoi identitetin. Para ekstradimit në Holandë, autoritetet serbe i kishin lejuar Mladiqit ta vizitonte varrin e vajzës së tij, Ana, e cila kishte kryer vetëvrasje në vitin 1994.
Në nëntor të vitit 2017, Tribunali i Hagës e dënoi atë me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Vendimi u konfirmua në shkallën e dytë më . Mladiq u shpall fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, përndjekjen e boshnjakëve dhe kroatëve, terrorizimin e qytetarëve të Sarajevës dhe marrjen peng të pjesëtarëve të UNPROFOR-it.
Vdes krimineli i luftës Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
