Teuta dhe Vllaznia shtojnë “milionat” në Superiore

0%

Vetëm gjatë kësaj merkato verore, janë afruar dy lojtarë mjaft të shtrenjtë për Superioren, konkretisht Paul Bernardoni dhe Cristian Avram. Konkretisht, portieri francez Bernardoni iu bashkua Teutës me parametra zero, falas, sikurse “gardiani” Avram te Vllaznia. Por deri tani kemi zbuluar vetëm “majën e aijsbergut”.

Sipas “Transfermarkt”, Bernardoni i Teutës është lojtari më i vlefshëm në Superiore, 1.2 milionë euro. Pas tij, pozicionohet portieri rumun në kampin e Vllaznisë, Cristian Avram, 700 mijë eruro. E çuditshme, por mos të thënë e padëgjuar në një kampionat europian apo më gjerë, ku dy lojtarët më të shrenjtë janë portierë.

Burimi: Bota Sot