Policia e Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, do të zhvillojnë më neser një vizitë në lokacionin e varrit masiv në Kalludër të Komunës së Zubin Potokut.
Vizita organizohet me rastin e 30 gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e zhdukjeve me forcë dhe për të shprehur solidaritetin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj familjeve të personave të zhdukur.
Përfundojnë gërmimet në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, do ta zhvillojnë këtë aktivitet së bashku me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur.
Sipas njoftimit të përbashkët, familjet e personave të zhdukur “për më shumë se dy dekada vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe fatin e më të dashurve të tyre.” “Ky aktivitet organizohet në frymën e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe në partneritet me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, duke vlerësuar kontributin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në procesin e kërkimit dhe zbardhjes së fatit të personave të zhdukur”, thuhet në njoftim. 23 mbetjet mortore në Zubin Potok, Ambasada britanike: Mbështesim përpjekjet për identifikimin e të pagjeturve Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
