Durmishi: 7 milionë denarë mbështetje për industrinë përpunuese,

0%

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka njoftuar se Ministria ka hapur thirrje të reja publike për mbështetjen e industrisë përpunuese, për të cilat janë siguruar gjithsej 7 milionë denarë. Gjatë një brifingu me gazetarët, Durmishi bëri të ditur se 5 milionë denarë janë dedikuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive dhe universiteteve.

Mbështetja përfshin projekte në kërkim, zhvillim dhe inovacion, transferim të njohurive dhe teknologjive, transformim të gjelbër e digjital, si dhe ekonomi qarkulluese. Ndërkaq, 2 milionë denarë të tjera janë paraparë për mbështetjen e kompanive në zbatimin dhe certifikimin e standardeve, dokumenteve të standardizimit dhe raporteve, përfshirë praktikat ESG dhe ESRS.

Për të dyja thirrjet, Ministria ofron mbështetje deri në 70 për qind të shpenzimeve të dëshmuara. Për thirrjen e parë, mbështetja mund të arrijë deri në 500 mijë denarë për aplikues, ndërsa për thirrjen e dytë deri në 200 mijë denarë. Afati i fundit për aplikim është 15 shtatori 2026.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në brifing, ministri Durmishi foli edhe për tema të tjera aktuale ekonomike, përfshirë masat për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe sigurimin e çmimeve më të favorshme, „Shportën e shkollës“, Agjendën e Reformave të BE-së, pagën minimale dhe zhvillimet në tregun e punës.

Durmishi theksoi se dialogu i hapur me mediat dhe publikun do të vazhdojë, me qëllim që qytetarët dhe bizneset të informohen në kohë për politikat, masat dhe mundësitë konkrete të mbështetjes që ofron Ministria e Ekonomisë dhe Punës.

Burimi: Telegrafi