Rreth 15 mijë e 800 persona dyshohet se kanë humbur jetën në Gjermani si pasojë e temperaturave të larta që nga fillimi i vitit. Të dhënat janë publikuar nga Instituti Robert Koch, instituti gjerman i shëndetit publik dhe bazohen në vlerësimet deri më 26 korrik. Shifra është më e lartë se numri i vdekjeve të lidhura me nxehtësinë në çdo vit të plotë që nga viti 2016.
Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar në vitin 2018, me rreth 9 mijë vdekje. Më shumë se gjysma e viktimave të këtij viti, rreth 9 mijë e 600 persona, lidhen me valën rekord të të nxehtit në fund të qershorit, kur temperaturat në disa zona arritën deri në 42 gradë Celsius.
Ndërkohë, rreth 4 mijë vdekje të tjera janë atribuar temperaturave të larta nga fundi i korrikut deri në mesin e gushtit. Shifra pritet të rritet edhe më tej, pasi disa lande gjermane raportojnë të dhënat e vdekjeve me vonesë. Nga totali i vlerësuar, rreth 11 mijë e 900 viktima ishin persona mbi moshën 75-vjeçare.
Qershori i vitit 2026 ishte gjithashtu muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Evropën Perëndimore, sipas të dhënave të shërbimit klimatik të BE-së, Copernicus. /DW
