Amorim flet për Leaon, Tomorin, Fofanan dhe Gimenezin

0%

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes ndaj Venezias, duke e prekur edhe situatën e disa lojtarëve që aktualisht janë jashtë skuadrës. Milani do të rikthehet në “San Siro” të premten për ndeshjen ndaj Venezias, pas fitores në udhëtim kundër Torinos.

Në konferencë për shtyp, Amorim foli edhe për “merkaton” dhe nevojën për ta menaxhuar sa më mirë grupin, përcjell “Gazeta Express”. “Besoj se duhet t’i përmirësojmë mekanizmat dhe stabilitetin e skuadrës. Duhet ta përgatisim ekipin në mënyrë që të gjithë të jenë të përfshirë. Është e pamundur të jesh konkurrues nëse luajnë gjithmonë të njëjtët lojtarë.

Për të fituar trofe, duhet të dish edhe të ndryshosh”, tha Amorim. “Në Serie A, kundërshtarët ndryshojnë nga java në javë për sa u përket karakteristikave të tyre. Është e rëndësishme ta bëjmë rotacion duke e pasur parasysh këtë”, shtoi trajneri portugez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Afati kalimtar është pranë fundit dhe ish-trajneri i Man Utd u pyet se a është i kënaqur që kjo do të jetë ndeshja e fundit me afatin kalimtar ende të hapur dhe se çfarë mund të thotë për Leãon dhe Riccin. “Jam shumë i kënaqur me skuadrën. Nuk e di se çfarë do të ndodhë nga tani deri në përfundimin e afatit kalimtar veror.

Leão nuk është gati për t’u grumbulluar, pasi e ka zhvilluar vetëm një stërvitje dhe nuk do të jetë i përfshirë. Duhet të presim edhe pesë ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar.” “Leão është një lojtar i madh. E kam thënë edhe më parë se, me mentalitetin e duhur, ai mund të luajë në çdo skuadër në botë. Por duhet ta ketë këtë mentalitet.

Ndonjëherë, në futboll, është më mirë të shkosh diku tjetër dhe ne jemi pikërisht në mes të kësaj situate.” “Nëse vjen ndonjë lojtar, do të jetë sepse mund të na ndihmojë si tani, ashtu edhe në të ardhmen. Do të përpiqem të zgjedh lojtarët më të mirë për ndeshjen e nesërme. Në fund të ‘merkatos’ do të flasim për skuadrën tonë”, u shpreh Amorim.

A është vendim përfundimtar për Tomorin, Fofanën dhe Gimenezin apo ekziston mundësia që ata të rikthehen në skuadër? “Çështja nuk është se ata nuk janë lojtarë dhe njerëz të shkëlqyer, por është e pamundur të stërvitesh me 27 lojtarë në dispozicion.

Ne, si klub, duhet t’ua mundësojmë atyre ta bëjnë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.” “Afati kalimtar është ende i hapur, por fokusi im është te Venezia”, shtoi Amorim.

Sipas deklaratave të trajnerit portugez, Fikayo Tomori, Youssouf Fofana dhe Santiago Gimenez nuk pritet të rikthehen në grupin e parë të Milanit, ndërsa klubi po punon për zgjidhjen e situatës së tyre para mbylljes së afatit kalimtar.

Burimi: Bota Sot