Leao – Milan ndarja po troket

0%

Galatasaray dhe Aston Villa e kanë zhvilluar një garë të fortë gjatë 24 orëve të fundit për t’i siguruar shërbimet e yllit të Milanit, Rafael Leão. Sulmuesi portugez dhe klubi kuqezi janë tashmë një hap larg ndarjes, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Leão nuk pritet të jetë nesër në mbrëmje në San Siro për ndeshjen ndaj Venezias, ndërsa Aston Villa e ka ndryshuar situatën gjatë natës. Klubi anglez e ka bërë një lëvizje të rëndësishme dhe tashmë ndodhet në një pozicion të favorshëm, pasi Leão e preferon Premierligën përpara kampionatit turk.

Aston Villa i ofron Milanit huazim, me një pagesë fillestare prej rreth 8 milionë eurosh, plus detyrim blerjeje. Oferta po i afrohet shifrës prej 50 milionë eurosh që e kërkon presidenti Gerry Cardinale për portugezin. Për vetë Leãon, klubi nga Birminghami e ka paraqitur një ofertë prej 6.5 milionë eurosh në sezon, e cila pritet të përmirësohet gjatë ditës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Aston Villa do të shkojë deri në fund të operacionit. Galatasaray, ndërkohë, nuk është dorëzuar. Klubi turk ka shkuar “all-in” për Leãon dhe ia ofron Milanit 45 milionë euro, ndërsa portugezit ia propozon një pagë prej 12 milionë eurosh në sezon. Gjiganti nga Stambolli është gjithashtu gati të rrisë ofertën.

Leão nuk do ta mbyllë sot marrëveshjen me Galatasarayn, pasi dëshiron ta presë mundësinë për të kaluar në Premierligë. Nëse Aston Villa do t’ia ofronte një pagë prej 8-9 milionë eurosh në sezon, mund ta bënte një hap vendimtar drejt transferimit të tij. Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, duket i vendosur të provojë ta bindë portugezin.

Nga ana tjetër, njëra nga kartat që mund ta përdorë Galatasaray është edhe Victor Osimhen, i cili prej kohësh ka një raport të mirë me Leãon. Në fund, vendimin do ta marrë vetë Rafa Leão.

Burimi: Bota Sot